Ferma

NGA ARA, DREJT NË TRYEZË

Fustanella është një bujtinë me një restorant organik që funksionon sipas parimit “nga ara drejt në tryezë” dhe një fermë bujqësore. Bujtina jonë është ende në zhvillim e sipër. Po bëjmë gati tre dhoma të mrekullueshme në katin e dytë të bujtinës, ku secila prej tyre do të ketë kapacitetin të mirëpresë dy deri në tre persona.
Fustanella ofron kuzhinë mesdhetare dhe ballkanase duke ndjekur dhe ri-interpretuar receta tradicionale të gatuara për shekuj me rradhë. Menuja është stinore dhe e bazuar drejtpërdrejt në prodhimet e parcelave tona dhe të bujqëve e blektorëve që rrethojnë bujtinën tonë. Parimi ynë është që të përpiqemi të shërbejmë prodhime stinore. Ferma jonë prodhon një gamë të gjerë perimesh, në përgjithësi kultura vendase, por dhe kultura të reja që kanë hyrë së fundmi në vendin tonë. Së shpjeti një pjesë të tyre do ti shesim në dyqanin e fermës tonë.që kanë hyrë së fundmi në vendin tonë. Së shpjeti një pjesë të tyre do ti shesim në dyqanin e fermës tonë.

Ferma

MES NATYRËS DHE HISTORISË

Ferma Fustanella është e rrethuar me bukuri natyrore, por edhe me shumë histori. Kalaja e Petrelës ndodhet vetëm qindra metra larg nesh dhe mund të shihet lirisht prej thuajse çdo këndi të Fustanellës. Jo shumë larg, në drejtim të jug-lindjes ndodhet varri monumental i vendbanimit të lashtë ilir të Persqopit dhe pak më tutje muret e vetë vendbanimit. Bukuritë natyrore janë kudo përreth, duke filluar nga Shpella e Zezë në fshatin e Pëllumbasit, ujëvara tek Syri i Ciklopit në afërsi të Krrabës, pak më tej liqeni i Farkës, etj, duke e bërë këtë zonë një vend tejet të përshtatshëm dhe preferuar për të apasionuarit pas historisë, apo ecjeve në natyrë. Tek “Fustanella” themi që: “Bujqit tanë janë kuzhinierët më të mirë në botë.” Puna e këtyre njerëzve është vërtet e admirueshme dhe reagimi i vizitorëve të bujtinës tonë ndaj punës së tyre është shumë pozitiv. Siç kuptohet, pas një kohe të gjatë në qytete të mbi urbanizuara, ka filluar të na marrë malli për të bukurën dhe natyrën. Urojmë duke ndodhur kjo, ndërgjegjësohemi dhe kujdesemi më shumë për ta ruajtur atë. Natyra është e bukur dhe njeriu ka fuqinë ta zbukurojë akoma më shumë atë.