Gëzuar

PËR TË MIRA U TAKOFSHIM

Është koha për t'u argëtuar dhe për të festuar. Ne në Fustanella Farm mund të organizojmë çdo festë. Nga ditëlindjet, te përvjetorët, fejesat, eventet e kompanisë apo dhe martesat, ne do t'i tejkalojmë pritshmëritë tuaja për cfarëdo feste që do na zgjidhni. Ne jemi të lumtur të akomodojmë çdo kërkesë të veçantë për ushqim dhe pijet, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni për personalizimin e një menuje që i përshtatet më së miri shijeve tuaja.

Kemi menduar dhe për të gjithë klientë tanë që kërkojnë në “sebep” për tu larguar nga zhurma urbane. Organizojmë netë të vecanta me muzikë “live” Shqiptare dhe Greke, netë të vecanta për degustim të verërave. Nëse jeni kurioz të dini se si bëhen zahiretë atëherë jeni të mirëseardhur të zhvishni mëngët dhe të bëheni pjesë e skuadrës. Për të mësuar me shumë në lidhje me eventet që ne organizojmë në Fustanella, na ndiqni në rrjetet tona sociale instagram dhe facebook.

18.11.2022

Ditëlindje..

Festuam një vjetorin e Bredit të vogel

18.11.2022

Festa e fundvitit..

Në kuadër të festave të fundvitit çdo kompani organizon evente për të të festuar së bashku atë çfare kanê arritur në vitin që do lemë pas.

26.11.2022

Një dolli për ty..

Fejesa është dita më e bukur e një çifti. Tek fustanella gjeni një ambjent të ngrohtë dhe ideal për fejesën tuaj.