Ferma

NGA NATYRA PLOT DASHURI

Parimi ynë është që të përpiqemi të shërbejmë prodhime stinore. Deri në hapjen e restorantit të “Fustanellës” prodhimet tona i shisnim në disa restorante miqsh, tek shitoret e ndryshme organike, por edhe nëpër shtëpira. Tani i përdorim kryesisht në kuzhinën tonë. Nuk i stërhollojmë shumë gjatë gatimit: i pjekim në prush ose në furrë, i bëjmë sallatë, i mbushim, i përfshijmë në tarta, gjellë e paragjellë të ndryshme pa shumë ceremonira dhe dalin të hatashme.

Ferma jonë prodhon një gamë të gjerë perimesh, në përgjithësi kultura vendase, por dhe kultura të reja që kanë hyrë në vendin tonë vitet e fundit, ose që i kemi sjellur vetë ose me ndihmën e dashamirësve. Prodhimet e mishit i sigurojmë ndër ferma të tjera simotra që kanë përparësi blegtorinë, por shpresojmë që së shpejti të ngrejmë dhe një pulari dhe një stallë të vogël. Gatimet tona janë të shoqëruara nga varietete të zgjedhura verërash dhe distilatesh, kryesisht vendase, lëngje të freskëta të frutave, komposto të bëra vetë dhe çajra organikë.

Më tej duam të organizojmë më mirë sektorin e magazinimit të prodhimeve tona dhe konservimit të tyre, që në një të ardhme të bëjmë dhe një shitore të vockël, ku vizitorët ose kalimtarët të kenë mundësi të blejnë prodhimet tona të freskëta ose konservuara. Këtë vit me kursimet tona ndërtuam edhe një serë, e cila është gjithashtu organike.

Ferma Fustanella, me Mentor Prof. Andrea Shundi dhe Agronom Z. Sokol Sinani si mentorët e saj, aspiron që së shpejti të bëhet anëtare zyrtare e Slow Food International. Ëndrra jonë është që të kemi një fermë 100% organike dhe kështu kemi vepruar deri tani, pa përdorur asnjë pesticid dhe asnjë lloj kimikati, përveç plehrave dhe mbrojtësve organikë.

Rectangle 35 (8)
Rectangle 36 (1)

Akomadimi

RRI TEK NE..

Ne po përgatisim tre dhoma të mrekullueshme në katin e dytë dhe secila prej tyre do të ketë kapacitetin për të akomoduar dy deri në tre persona, sipas dëshirës së vizitorëve. Për momentin dhonat janë në ndërtim e sipër, ne planifikojmë t'i kemi gati së shpejti. Ju do të mund të rezervoni një qëndrim tek ne nga platforma www.booking.com. www.booking.com. Ju lutemi na ndiqni në faqen tonë të internetit dhe llogaritë e mediave sociale për të mësuar më shumë rreth mundësive për të rezervuar dhomë pranë nesh.

Rectangle 49 (3)
Rectangle 36 (1)