Restaurant

MES BALLKANIT DHE MESDHEUT

Fustanella ofron kuzhinë mesdhetare dhe ballkanase duke ndjekur dhe ri-interpretuar receta tradicionale të gatuara për shekuj me rradhë në vatrat e shtëpive ku vishej dhe ende vishet fustanella. Menuja është stinore dhe e bazuar drejtpërdrejt në prodhimet e parcelave që rrethojnë restorantin dhe bujtinën tonë.

Na intereson shumë tradita e kuzhinës sonë dhe e kuzhinave fqinje. Jemi munduar që gatimet t’i ndërtojmë mbi prodhimet e freskëta stinore, të kthyera në një menu ditore ose javore me specialitete shqiptare, greke, arvanitase dhe arbëreshe, të cilat i kombinojmë me meze të stinës shumë të dashura për ne ballkanasit e jugut. Para hapjes së Fustanellës, në shtator 2019 erdhi posaçërisht dhe na ndihmoi me pjatat arbëreshe zonja Lucia Martino, zonjë arbëreshe nga qyteti Frashnitë e Kalabrisë, njëkohësisht dhe Ambasadore e Kuzhinës Kalabro-Arbëreshe në Shqipëri. Zonja Martino vazhdon të na ndihmojë dhe frymëzojë dhe mbetet Nana e Fustanella Farm.

Rectangle 35 (10)
Rectangle 35 (10)